Transmetuar më 20-05-2025, 11:31

Situatë e tensionuar në ambientin e Milanit. Përveç një sezoni të dështuar, drejtuesit kuqezinj përballen edhe me kritikat e ashpra të Zvonimir Boban ndaj mënyrës së menaxhimit të klubit. Kritikave, në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuar Paolo Scaronit, ky i fundit iu është përgjigjur me një koment të prerë: “Fjalët e Boban? As nuk i di, lëre më t’i dëgjoj këto gjëra”.

Scaroni zgjodhi të mos komentojë për sezonin zhgënjyes të skuadrës kuqezi. Ky reagim i shkurtër ndaj Boban vjen pas deklaratave të mëparshme, në të njëjtën linjë, ku pak para finales së humbur të Kupës së Italisë kundër Bologna, Scaroni kishte thënë: “Një përgjigje për Boban? Çfarë ka thënë? Që drejtuesit tanë nuk kuptojnë nga futbolli? Ndoshta po flet për veten…”

Ish-ylli kuqezi kishte “sulmuar” Scaronin në një intervistë për “Milan Hello”: “Scaroni? Është një njeri që nuk duhet të ishte kurrë në futboll, nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe me Milanin, edhe pse është një menaxher i shkëlqyer”. Ai shtoi një episod konkret:

“Një herë ishim në stadium me Maldinin, i cili i shpjegonte se unë kisha punuar edhe në FIFA dhe mund të isha i dobishëm për çështje të ndryshme te Milani. Atëherë Scaroni më kërkoi t’i dërgoja CV-në.

Natyrisht, unë e çova në të sëmës dhe e përzura nga zyra ime. I thashë: Çfarë dreqin kërkon ti në futboll? Dhe ai më tha: Pse duhet të di çfarë ke bërë ti në jetë? Unë iu përgjigja: Nuk ke pse, por atëherë as unë s’kam pse të të respektoj”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit