

Durrës, 20 maj 2025 – Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit.
Në kuadër të kontrolleve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me ato të Policisë së Tiranës, kanë gjetur një automjet të djegur në fshatin Gërdec. Brenda këtij automjeti u gjet edhe një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit.
Grupi hetimor po vijon me intensitet punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për sigurimin e çdo prove që do të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






