Transmetuar më 20-05-2025, 08:52

Ish-mbrojtësi Alessandro Costacurta, i intervistuar nga “Sky Sport” gjatë një eventi të lidhur me padelin në Milano, ka dhënë mendimin e tij për fundin e sezonit në Serie A dhe krizën e skuadrës së tij të zemrës, Milani: “Interi humbi një mundësi të dielën mbrëma, besoj se ka keqardhje mes tifozëve dhe lojtarëve.

Të gjithë menduam se nuk do të kishte më shanse, por në fakt e pati dhe nuk e shfrytëzoi. Tani gjithçka është më e vështirë. Duke parë ndeshjet e fundit janë pak njerëz ata që besojnë tek Interi 90 minuta para finishit”.

Për finalen e Ligës së Kampionëve të Interit: “Edhe unë kam kaluar në kësi situate dhe besoj se, kur flitet vetëm për Champions, ai bëhet automatikisht objektivi kryesor. Për mua, për Interin, ka qenë gjithmonë kështu. Skuadra zikaltër në këtë moment mendon ekskluzivisht për Ligën e Kampionëve, kjo më duket e qartë”.

Për krizën e Milanit: “Edhe unë kam përfunduar një herë i nënti dhe një herë i dhjeti, ishte shumë e shëmtuar, por mund të ndodhë. Besoj se drejtuesit dhe lojtarët e Milanit këtë vit janë përpjekur. Pikërisht kjo, për të qenë i sinqertë, është ajo që më shqetëson më shumë.

Në janar Milani investoi mirë dhe mori lojtarë të rëndësishëm, megjithatë rezultatet nuk erdhën. Të rikthehesh konkurrues në këtë mënyrë është e vështirë. Zgjedhja e drejtorit sportiv do të jetë më e rëndësishmja, Milani ka nevojë për një figurë që di të prodhojë futboll.

Personalisht do doja të shihja një Milan që shkon dhe e sulmon kundërshtarin në gjysmën tjetër të fushës, si në shtëpi, ashtu edhe jashtë. Mendoj për një Milan në stilin… Atalanta (qesh). Këtë sezon, Milanit i kanë munguar shumë gjëra, para së gjithash qëndrimi dhe mentaliteti”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit