

DURRËS- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Durrës. Nga atentati ka humbur jetën 29-vjeçari, Ermir Dedja.
I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Autorët e vrasjes janë ende të paidentifikuar, ndërkohë edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen.
Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.
10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






