

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Durrësit ku mbeti viktimë 29-vjeçari, Ermir Dedja. I riu u ekzekutua me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka rrethuar zonën.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumat kanë thyer xhamat e ambientit ku ka ndodhur ekzekutimi. Ende nuk dihet se kush janë autorët ose shkaqet që sollën vrasjen e të riut.
Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






