

Atentat në Durrës.. Vritet një 29-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Ndërkohë emri i të riut nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






