

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Sipas mediave të Kosovës Presidenca e ka konfirmuar se është dërguar një e-mail kërcënues drejtuar Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
E-maili është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmban gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes. Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetim të mëtejshëm.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që dërgohen mesazhe të tilla kërcënuese, me dhjetëra raste të ngjashme janë raportuar më parë. Gjithashtu në foton e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






