

Fredi Beleri u shpreh se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit.
Beleri kritikoi dhe opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Sali Berisha.
“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Evropë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale. Opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.
Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje, do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan. Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Evropë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






