Transmetuar më 19-05-2025, 18:32

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një shqiptari në Itali, ditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Vernio, Firenze, ku shqiptari 56-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat. Por në një moment, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen.

Prokuroria ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit. Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit