

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në deklaratën e sotme për mediat u pyet se çfarë ndodh nëse kandidatët kërkojnë rinumërim për votat e Greqisë.
Celibashi u shpreh se nuk ka kompetencë për ta vendosur këtë, por nëse institucionet përgjegjëse do të vendosnin rinumërim, atëherë do merret vendimi nga KQZ.
“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe nëse janë të tilla që ndikojnë në rezultat, do të merret vendim. Nuk kam kompetenca ta them këtë”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






