Transmetuar më 19-05-2025, 11:07

Thomas Müller ka marrë ovacione emocionues nga tifozët në momentin e zëvendësimit të tij, gjatë ndeshjes së fundit në Bundesligë me fanellën e Bayern Munich. 35-vjeçari shprehu mirënjohjen e thellë për pritjen e ngrohtë, pas përfundimit të ndeshjes:

"Ajo që ndodhi pas ndeshjes, përpara tribunës së tifozëve, tregon sa i fortë është respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë. Jam një person që i vlerëson emocionet pozitive. Sot ishte mënyra e shkëlqyer për ta mbyllur sezonin. E ndiej vërtet dashurinë që kam marrë dhe sinqerisht, nuk ka asgjë më të mirë se kjo".

Müller komentoi gjithashtu edhe përpjekjen e Bayernit për të arritur kuotën e 100 golave në kampionat, e cila dështoi për vetëm një gol (u ndal në 99 gola): "Gjithmonë kemi kërkuar të krijojmë raste, doja të dërgoja një mesazh të qartë se ende mund të shënonim. Gati sa e arritëm golin e 100-të, por në fund të fundit nuk luajmë për rekordet. Natyrisht, kur je kaq afër, sigurisht që dëshiron t’i thyesh rekordet".

Thomas Müller e mbyll karrierën në Bundesliga me 503 ndeshje, 150 gola dhe 211 asistime me Bayern Munich. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit për Kupën e Botës për Klube, përpara se ta përfundojë përfundimisht aventurën e tij 25-vjeçare me klubin bavarez. Për të ardhmen e tij përflitet transferimi në MLS.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit