

Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, Manchester City ka plane ambicioze për t’u përforcuar ndjeshëm në prag të Kupës së Botës për Klube 2025, pas sezonit zhgënjyes që po përfundon. “Citizens” janë të vendosur të synojnë talentin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, dhe mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders.
Edhe pse janë të vetëdijshëm për interesimin e Bayern Munich dhe Liverpool-it për Wirtz, klubi nga “Etihad” është i gatshëm të ofrojë mbi 100 milionë paund për ta siguruar, madje mund të përfshijë James McAtee si pjesë të marrëveshjes për të bindur Leverkusenin.
Për Reijnders, holandezin kuqezi, Manchester City është gati të paguajë mbi 55 milionë paund. Wirtz, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me 31 kontribute në gola (16 gola dhe 15 asistime), shihet si pasardhësi i natyrshëm i Kevin De Bruyne.
Ndërkohë, Tijjani Reijnders, referuar sezonit 2024-2025 me Milanin, ka luajtur 52 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 15 gola dhe dhënë 5 asistime. Mesfushori holandez ka treguar prirje të mirë ofensive dhe me kontribut të rëndësishëm në të dyja fazat e lojës, duke u bërë element kyç për mesfushën kuqezi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






