Transmetuar më 19-05-2025, 09:05

Në prag të ndeshjes vendimtare për titullin kundër Cagliarit, Antonio Conte iu dërgon një mesazh të qartë tifozëve të Napolit. Edhe pse në qytet tashmë kanë nisur festimet me flamuj që simbolizojnë titullin e katërt, tekniku salentin nuk dëshiron shpërqendrime.

“Na mungon edhe një hap i fundit. Duhet medoemos ta bëjmë, – deklaroi ai nga konferenca për shtyp në stadiumin “Tardini”. – Ndihem i detyruar t’u them napolitanëve të qëndrojnë të përqendruar, të mos nxjerrin flamuj me numra të rastësishëm. Qëndrojmë të përqendruar, këta djem kanë nevojë për shtytjen tuaj drejt këtij objektivi historik, që do të vinte vetëm dy vite pas atij të fundit. Do të ndodhte në një mënyrë të pabesueshme”.

Conte theksoi se Napoli ka qenë constant, në krye të renditjes së Serie A që prej janarit, pavarësisht vështirësive: “Këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme. Gjithmonë kemi pasur situata emergjente për t’i menaxhuar. Sot, për shembull, ishim pa Lobotka, ndërsa Neres sapo është kthyer. Buongiorno ka qenë gjithmonë i dëmtuar, zëvendësuesi i tij Jesus u ndalua, ndaj për eksperiencë improvizuam me Olivera. Na kanë ndodhur shumë gjëra. Fakti që jemi ende në krye duhet të na mbushë me krenari, kemi kapërcyer shumë vështirësi”.

Në fund, tekniku përfundoi me një apel emocional: “Merita është vetëm e këtyre djemve, që po besojnë te titulli. Na mungon edhe një hap i fundit, që duhet ta bëjmë së bashku me tifozët, në mënyrë inteligjente, të ndershme dhe serioze. Nëse ndodh, atëherë po, do të jetë momenti për të festuar siç e do zakoni”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit