

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Sipas burimeve nga vendngjarja, automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore sepse pati disa djegie të lehta. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






