

Numërimi i votave të Greqisë për subjektet politike ka përfunduar në 12 qarqe të vendit.
Sipas KQZ, ka përfunduar edhe numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit që kanë ardhur nga Greqia, pasi gjithë diskutimeve për to. PS ka arritur të marrë 61.07% të vtave, PD 23.57% teksa koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” ka marrë 7.42% të votave.
Ndërkohë, ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në 11 qarqe të vendit. Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë edhe për kandidatët e votimit preferencial.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






