Transmetuar më 18-05-2025, 17:41

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Në kuadër të policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, u gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike kanabis sativa.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir, shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë kanabisi. Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë kanabisi”, bëri me dije policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit