

VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota.
Një moment emocional u regjistrua gjatë kësaj ceremonie kur Papa Leoni XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet.
Vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin. Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






