

Roskovec- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Sukut 2, në Roskovec, ku një vajzë e mitur 4-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri rrethues të një banese.
Sipas informacioneve paraprake, muri ishte i amortizuar dhe është rrëzuar duke zënë poshtë të miturën. Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






