Transmetuar më 18-05-2025, 12:35

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së dielës në Evia, me epiqendër pranë zonës së Prokopit.

Lëkundja, e regjistruar në orën 08:56, u ndje edhe në zonat përreth, përfshirë Atikën. Sipas përditësimit nga Instituti Gjeodinamik i Greqisë, tërmeti kishte një magnitudë prej 4.4 Rihter, me epiqendër 1 kilometër në lindje të Prokopit dhe me një thellësi fokale prej 15.7 kilometrash.

Më vonë, në orën 09:31, u regjistrua edhe një lëkundje pasuese me magnitudë 3.5 ballë.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 01:52, një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 Rihter tronditi pjesën veriore të Evias. Epiqendra ishte 3 kilometra në lindje të Prokopit, ndërsa thellësia fokale ishte 14.4 kilometra.

Edhe ky tërmet u ndje në Atikë dhe në rajonin e Ftiotidës. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti i mëngjesit është matur me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit