Transmetuar më 18-05-2025, 11:24

VATIKAN- Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani pasi sot në sheshin e Shën Pjetrit mijëra besimtarë nga i gjithë globi janë mbledhur për kurorëzimin e Papës Leo XIV. Tribuna janë mbushet me mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë nga e gjithë bota.

Mesha ceremoniale zgjat rreth 2 orë në një qytet nën masa të rrepta sigurie. Roma ka angazhuar mbi 6000 forca sigurie për ceremoninë, shoqëruar me zona të bllokuara dhe ndalimfluturimi dhe lundrimi në Tibër.

Me pranimin e zgjedhjes dhe shpalljen emrit të tij si papë, Leo XIV është peshkop i Romës dhe si rrjedhojë kreu i Kishës Katolike. Inaugurimi zyrtar si Papë bëhet disa ditë pas zgjedhjeve, në këtë rast dhjetë ditë më vonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit