Transmetuar më 18-05-2025, 09:36

Austria ka fituar edicionin e 69-të të Eurovision, duke rrëmbyer kështu kupën në natën finale! JJ me “Wasted Love” u shpall fitues karshi Yuval Raphael, e cila përfaqësonte Izraelin me këngën “New Day Will Rise”.

Në total, Austria grumbulloi 436 pikë, një përmbledhje e votave të jurisë dhe publikut.

Ndërkohë, Shqipëria u rendit në vendin e tetë. Ajo që ka shumë rëndësi është përfaqësimi shumë i mirë i Shkodrës Elektronike, e cila u vlerësua shumë nga publiku.

Eurovision u zhvillua në Basel të Zvicrës, në tematikën “Welcome Home”, pas fitores së Nemo me këngën “The Code”, i cili vjet çoi në shtëpi pas fitores së Celine Dion në vitin 1988.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit