

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti ka folur për jetën e tij pas përfundimit të programit. Ai u shpreh në “Goca dhe Gra” se si ka vijuar marrëdhënia e tij me Eglin, vajzën që pati një romancë brenda shtëpisë.
Ai u shpreh se i ka lënë pas të gjitha hatërmbetjet e debateve që ka pasur gjatë programit që ka thyer rekorde shikueshmërie.
“Ka bashkëpunime, por nuk do zbuloj gjë. Ka këngë të kushtuara dashurisë, i dedikohen dikujt. Kënga “Halite” është e kaluara ime. Nuk ka arsye pse të mos e këndoj, por ka atë kuptim. 98 % kam qenë real aty brenda në BBV. Të tjera kanë qenë të gjitha reale, sjelljet dhe ndjenjat.
Më mungon koha me Eglin, jashtë e kemi një marrëdhënie, me rëndësi është. Kemi qenë të ngarkuar ajo me karrierën e saj, unë me karrierën time. I kënaqur jam ditën kur e kam njohur. Me Valbonën kam folur, me të tjerët kam folur pak. Kam qenë shumë i ngarkuar, shumë e vështirë të kthehem në jetën reale.
Ne i kemi thënë gjëra njëri-tjetrin, por BBV ka përfunduar, janë mbyllur edhe hatërmbetjet. Ata që më kanë sulmuar brenda, e kam mbyllur me ta. Më ka befasuar Laerti, nuk e kam ditur që ka qenë ashtu. Nga rrugëtimi në BBV Kosova nuk do kisha lënë askënd të më shkelë me këmbë. Në BBV Albania çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, u shpreh Gjesti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






