

Durrës, 17 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi I. Ll. dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, shërbimet e Policisë janë në terren dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






