

Kukës- Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit.
Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD.
Numërimi i votave të diasporës i dha një avantazh të dukshëm Isuf Çelës, i cili do të jetë kandidati që fiton mandatin e dytë të PD për qarkun Kukës.
Gara ishte ngushtë mes tij dhe kandidatit Shkëlqim Shehu, por Çela arriti të krijojë në fund një avantazh prej 63 votash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






