Transmetuar më 17-05-2025, 20:33

FIER- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierin. Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit