

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ditën e sotme feston sot 51-vjetorin e lindjes. Gjekmarka edhe në ditën e lindjes ka vendosur të qëndrojë në Parkun Olimpik për të vëzhguar numërimin e votave të Diasporës ku PD u shpall fitues duke ruajtur rezultatin me 4 mandate.
Ai u surprizua nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave ndërsa pas përfundimit të numërimit socialistët kanë lënë pas tensionet që janë regjistruar dhe kanë surprizuar Gjekmarkajn. Përfaqësues të Partisë Socialiste gjithashtu i kanë dhuruar një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 Agron”. Me humor, Gjekmarkaj ka komentuar duke thënë: “Mos i keni hedhur helm”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






