

Kandidatja demokrate për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ësht1% përplasur me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, për numërimin e votave të diasporës që po vijon ende.
Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët
Celibashi: Po nuk skanohen.
Tabaku: Ju kuptoj shumë qartë…
Jona Josifi: Kemi një shifër nga sistemi automatik dhe një shifër manuale. Nuk e ke në të njëjtën numërues, njërën e merr automatikisht.
Tabaku: Ja pra ne e sqaruam këtë, para katër orësh ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani del 50 më shumë, ky është problemi, ky është një proces normal që ne e kuptojmë shumë mirë. Ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë, më keni thënë jo.
Celibashi: Kush është pretendimi?
Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifra që na dhatë, tani na dalin 670 për tu numëruar.
Celibashi: Procesi i vlerësimit po vazhdon ende.
Tabaku: Unë ju pyeta ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia, jo më thatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






