

Një 64-vjeçar i cili mashtronte qytetarët dhe u merrte para është vendosur në prangat e policisë së Tiranës.
Sipas njoftimit të bluve autori i arrestuar hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit.
Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte ‘viktimave’ të rënë pre 500 deri në 1000 euro.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit", informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






