

Futbollistët po arrijnë performanca atletike gjithnjë e më ekstreme. Gabriel Silva, sulmuesi brazilian 23-vjeçar i klubit portugez Santa Clara, ka regjistruar shpejtësinë më të lartë të arritur ndonjëherë nga një futbollist, gjatë një ndeshjeje zyrtare: 40.3 km/h.
Rekordi u vendos në minutën e 95-të të sfidës kundër Famalicão në kampionatin “Primeira Liga”, në stadiumin “Estádio de S. Miguel”. Këtë e bëri të ditur vetë klubi portugez.
Rekordi u konfirmua nga të dhënat GPS të “StatSports”. Me këtë arritje, Gabriel Silva është bërë futbollisti më i shpejtë në botë, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbrojtësit të Newcastle, Sven Botman, i cili kishte arritur 39.21 km/h.
Për të dhënë një ide më të qartë mbi këtë shpejtësi, ja një krahasim: Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në histori, ka arritur maksimumin prej 44 km/h gjatë karrierës së tij si sprinter.
Ndërkohë, edhe Kylian Mbappé, i njohur për shpërthimin e tij në fushë, ka regjistruar 37 km/h në Kupën e Botës 2018. Gabriel Silva është tashmë vetëm një hap larg mitit të pistës, Usain Bolt, por me këmbët mbi barin e gjelbër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






