Transmetuar më 17-05-2025, 11:22

Juventusi vazhdon të vëzhgojë tregun për një sulmues të ri, në kërkim të zëvendësuesit të Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të sezonit, përveç ndonjë kthese të papritur. Ndër emrat që qarkullojnë prej kohësh për të zëvendësuar sulmuesin serb, është përmendur shpesh Victor Osimhen, i cili aktualisht luan në huazim te Galatasaray, por është në pronësi të Napolit, klub ku Cristiano Giuntoli, drejtori aktual sportiv i Juventusit, e kishte sjellë në vitin 2020.

Megjithatë, vetë Giuntoli e ka ftohur ndjeshëm pistën që e çon te sulmuesi nigerian. Në një komunikim telefonik për median turke “Derin Futbol TV”, ai është shprehur qartë: “Nuk jam i interesuar për Osimhen. Zërat që lexohen në mediat italiane janë vetëm për të na vënë nën presion. Juventusi nuk e do lojtarin në fjalë”.

Qoftë strategji apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por deklarata të tilla nuk lënë shumë hapësirë për dyshime. Victor Osimhen ka zhvilluar 38 ndeshje me Galatasaray këtë sezon, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 8 asistime. 24 prej këtyre golave janë shënuar në kampionat, ku aktualisht mban kreun e renditjes së golashënuesve në “Süper Lig”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit