

Lionel Messi po përgatitet për “vallëzimin” e fundit të madh të karrierës së tij, Kupën e Botës 2026. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka theksuar sa e rëndësishme është prania e yllit argjentinas në kombëtare: “Kur ke lojtarë me një ndjenjë të lindur për konkurrencë, që dinë vetëm të kërkojnë fitoren dhe duan gjithmonë më shumë, gjithçka bëhet e lehtë.
Fitorja është në ADN-në e tij, nuk i pëlqen të humbasë në asgjë, madje as në stërvitje. Kjo e bën gjithçka shumë më të thjeshtë. Është i qartë kur i japim udhëzime. Në disa aspekte i japim instruksione sikur të ishte një lojtar si të gjithë të tjerët, duke e ditur mirë që nuk është një lojtar si çdo tjetër.
Me të në përbarje, gjithmonë ke një kartë të fortë në dorë. Ai di të konkurrojë dhe të fitojë, kjo është thelbësore. Si trajner e di mirë që, çfarëdo të ndodhë, ai do të japë maksimumin. Nuk ka qenë kurrë i përfshirë në hartimin e formacionit, por është e qartë se ka nevojë për lojtarë që luajnë futboll po aq mirë sa ai.
Ne kemi kuptuar se çfarë i nevojitet atij për t’u ndier rehat, si dhe çfarë i duhet kombëtares. Për fat të mirë kemi lojtarët e duhur, kështu që ai mund të ndihet mirë dhe ta forcojë ekipin”.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2020/11/25/2943364-60423248-2560-1440.jpg)
Messi apo Maradona? Ja zgjedhja diplomatike e Scalonit
Debati vazhdon të mbetet i hapur, edhe pas shumë vitesh. Ndërsa karriera e Lionel Messit po i afrohet fundit, shumëkush ende pyet: cili është më i miri, Messi apo Diego Armando Maradona? Edhe trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni, ka thënë fjalën e tij së fundi. Edhe pse nuk ka dashur t’i krahasojë dy legjendat me numrin 10, në fund ka zgjedhur sulmuesin e Inter Miami, me të cilin fitoi Kupën e Botës në Katar.
“Zgjedh Leon, sepse e kam parë dhe e di si është. Sipas meje është e kotë t’i krahasosh dy legjenda të tilla të futbollit argjentinas dhe botëror, por vetëm t’i shijosh. Jam i bindur se të dy do të kishin qenë lojtarë të mëdhenj në vitet ’70, ’80, ’90, edhe sot, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë i mirë”.
Më tej, Scaloni shtoi: “Nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana futbollistike, janë të dy gjeni, por me personalitete të ndryshme. Të dy kanë qenë liderë në mënyrën e tyre, vetëm se Leo e tregon ndryshe. Mund t’ju jap shumë shembuj: në ‘Copa América’ 2021, kundër Kolumbisë, kur pati një problem muskulor, hyri në dhomat e zhveshjes, fizioterapisti i bëri një masazh dhe u kthye në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






