

Kjo e shtunë e 17 majit është një ditë me ritme të ndara: disa shenja përfitojnë nga qetësia dhe ndihma e yjeve për të ndërtuar lidhje më të forta ose për të ecur përpara në projekte të rëndësishme; të tjerat ndihen të përfshira nga emocione të thella, paqartësi ose një lloj ngadalësimi që i fton të ndalojnë dhe të reflektojnë.
Me ndikimin e Marsit, Jupiterit dhe kalimin e Hënës, dita për disa nis me ngërç dhe përfundon me dritë, ndërsa për të tjerë është më e përshtatshme për pushim dhe vëzhgim të brendshëm. Ja çfarë të pret sot, sipas shenjës tënde.
Dashi (21 mars – 20 prill)
Kjo fundjavë vjen me një përzierje emocionesh për të lindurit në shenjën e Dashit. Hëna është në pozicion të vështirë sot, duke sjellë dyshime dhe pavendosmëri, por që nesër parashikohet një përmirësim i ndjeshëm. Në dashuri, Venusi që ndodhet në shenjën tënde sjell momente pasioni, të mbështetura edhe nga ndihma e Jupiterit. Ka gjasa që shumë Dashë të jetojnë përvoja romantike të thella dhe javët në vijim mund të jenë edhe më të favorshme. Në punë, vëmendja duhet të jetë maksimale – duhet të përfundosh një projekt sa më parë, mundësisht deri në ditët e para të qershorit. Ka mundësi për ata që duan të zgjerojnë aktivitetin në drejtime të ndryshme apo të bashkëpunojnë me disa palë. Nëse je gati të lëvizësh dhe të marrësh nisma, je shumë pranë arritjes së qëllimeve. Kërko guximin për të ndjekur atë që dëshiron me të vërtetë.
—
Demi (21 prill – 20 maj)
Kalimi i Mërkurit në shenjën tënde të fton të rishqyrtosh me vëmendje financat dhe marrëdhëniet. Kjo është një kohë kur duhet të reflektosh mbi atë që ke dhe si mund të përmirësosh gjendjen aktuale. Mund të ndjesh dëshirën për të rikthyer emocione që mendon se i ke humbur me kohë – ky proces i thellë ndjesor mund të jetë shumë i vlefshëm për mirëqenien tënde shpirtërore. Hëna është në pozicion të favorshëm sot dhe kjo ndihmon për të forcuar lidhjet me të tjerët. Është një ditë e mirë për të zhvilluar njohje të reja apo për të ripërtërirë ato që ke. Venusi, që po i afrohet shenjës tënde nga qershori, premton rritje të ndjenjave dhe përvoja të thella. Bëhu i hapur ndaj përvojave të reja, edhe nëse kjo do të thotë të rishikosh plane që i ke menduar si të pandryshueshme. Mbyllja e një kapitulli nuk është humbje – mund të jetë hyrje drejt një etape të re. Aftësia jote për t’u përshtatur dhe për të pranuar ndryshimin është çelësi i suksesit në këtë periudhë.
—
Binjakët (21 maj – 21 qershor)
Atmosfera e sotme është e veçantë: Hëna nuk është aktive sot, por nesër sjell forcë dhe qartësi. Kjo rritje e energjisë është veçanërisht e përshtatshme për ata që janë në lidhje dashurie – sot mund të përgatisësh diçka të bukur për të nesërmen. Mund të organizosh një takim të veçantë me njeriun e zemrës ditën e diel, kur ndjenjat do të rrjedhin më natyrshëm. Ndërkohë, Jupiteri që ndodhet në shenjën tënde të jep një shtysë të madhe. Ditët e fundit ka pasur thirrje pune, ide të reja apo nisma që mund të kthehen në suksese. Nëse ke një dhunti të veçantë që do të nxjerrësh në pah, ky është momenti i duhur. Vepro tani dhe vendos synimet e tua – nesër mund të lindë edhe një mundësi e bukur, një ftesë apo një takim që nuk duhet humbur. Janë shumë gjëra në lëvizje – shfrytëzo valën dhe do të shpërblehesh.
—
Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)
Sot Hëna sjell një ndjesi melankolie që mund të të zërë në befasi. Kjo gjendje emocionale, sado e rëndë mund të duket, është pjesë e natyrës tënde të ndjeshme dhe të thellë. Edhe ndjesitë më të vështira mund të shërbejnë si burim reflektimi dhe rritjeje. Mos hap tema delikate me partnerin apo familjarët – është më mirë të shmangen përplasjet. Ditët e para të prillit kanë qenë të ngarkuara me paqartësi në ndjenja. Kujdes: mos e ngatërro dhimbjen me dashurinë – nuk duhet të mendosh se sa më shumë të vuash, aq më i thellë është ndjenjën që ndjen. Dita është e ngadaltë, thuajse të fton të qëndrosh me veten dhe të qetësosh shpirtin. Shfrytëzoje për t’u çlodhur dhe për të rregulluar mendimet. Qartësia do të vijë me kohë – ndoshta nesër do të ndihesh më mirë për të përballuar tema që sot të duken të rënda.
—
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Gjej forcën dhe guximin për të përballuar sfidat që shfaqen. Karakteri yt i fortë është edhe më i theksuar tani – Marsi në shenjë të jep dëshirë për të vepruar dhe për të kapërcyer çdo pengesë. Gjithashtu, Jupiteri është në pozicion të favorshëm, duke të dhënë mbështetje të fuqishme në shumë fusha të jetës – por në çështjet ekonomike ka ende vështirësi. Ke shpenzuar më shumë se sa kishe parashikuar, veçanërisht për çështje që lidhen me shtëpinë apo mirëqenien. Gjej një moment për t’iu përkushtuar ndjenjave. Ndërto ose forco lidhjen me personin që ke në zemër. Nëse sonte sheh që gjërat nuk po ecin siç ke dëshiruar, më mirë mos u fut në debate. Kujdes duhet edhe nesër – ruaj qetësinë dhe përpiqu të përballosh çdo situatë me maturi. Diplomacia do të të ndihmojë të kalosh çdo pengesë pa e acaruar më shumë.
—
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Logjika dhe kthjelltësia po rikthehen. Objektivat që më parë dukeshin të paarritshëm, tani janë më afër. Si Virgjëreshë, e sheh botën në mënyrë të rregullt dhe të organizuar, por kohët e fundit ke qenë i përfshirë nga ankthi dhe hutimi, duke mos ditur se nga t’ia fillosh. Kjo pasiguri ka sjellë lodhje mendore, por tashmë situata po ndryshon. Sot është një ditë e mirë për të bërë përparim. Me Mërkurin që që prej datës 10 po të ndihmon në punë dhe projekte, ky është një moment i volitshëm për ide të reja dhe eksperimente. Edhe në marrëdhënie ka përmirësim – është një atmosferë e ngrohtë për dashuri. Ata që janë në një lidhje të qëndrueshme mund të kalojnë përtej problemeve të kohëve të fundit. Beqarët, në vend që të mbyllen, duhet të kenë guximin të hapen ndaj përvojave të reja. Një periudhë më e qetë dhe më e sigurt është përpara, si në punë ashtu edhe në ndjenja.
—
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Sot je përballë tensioneve që ndikojnë veçanërisht në marrëdhëniet me njerëzit më të afërt, si familjarët dhe partnerin. Me Hënën dhe Venerën në pozicion të vështirë, ka një prirje për të hapur debate, edhe pa qëllim. Kujdes me këtë sjellje, sepse mund të çojë në përplasje të panevojshme. Ndonjëherë, dëshira për të provokuar buron nga frustrimi që tjetri nuk të dëgjon apo nuk i merr parasysh kërkesat e tua. Por nëse e tepron, mund të dëmtohen lidhjet. Mos e tendos shumë litarin – nëse detyron të tjerët të reagojnë me nervozizëm, mund të shkaktohen krisje të panevojshme. Shfrytëzoje ditën për të dëgjuar dhe për të kuptuar më mirë nevojat e atyre që ke pranë.
—
Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
Kjo e shtunë është e përshtatshme për reflektim dhe për të përpunuar mendimet. Sot ke më shumë qartësi mendore sesa nesër. Mërkuri kundër tregon se kanë lindur shpenzime të papritura, sidomos për shtëpinë. Menaxho gjithçka me maturi dhe kujdes ndaj ekuilibrit financiar. Nga ana tjetër, krijimtaria dhe frymëzimi janë në rritje. Ndodhemi pranë një ndryshimi të madh, dhe Jupiteri – i cili do të bëhet më aktiv pas fillimit të qershorit – do të sjellë mundësi të reja. Nëse ke ide të guximshme, mos i shty – vepro tani. Edhe pse fundjava mund të sjellë pak lodhje apo pasiguri, është thelbësore të mbash sytë nga e ardhmja. Mundësi për kontrata, thirrje pune apo bashkëpunime për profesionistët e pavarur janë shumë afër.
—
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Formacioni aktual i yjeve rrit aftësinë tënde për dashuri dhe afrimitet. Mund të shprehësh ndjenjat dhe të rivlerësosh njerëzit që ke afër. Kujto se janari dhe shkurti ishin muaj të vështirë – tani je i lirë nga ato barrë. Tani nuk ke nevojë të provosh gjë për askënd. Bujaria jote natyrale është cilësia më e vlerësuar nga të tjerët. Nëse je me personin e duhur, ky fundjavë mund të sjellë përjetime të veçanta. Hëna është në pozicion të favorshëm dhe dashuria bëhet sërish në qendër të mendimeve të tua. Mund të ndjesh një lidhje më të thellë dhe intimitet të vërtetë. Edhe beqarët nuk duhet të sillen si të paafektuar – është koha të hapen. Jupiteri do të largohet nga kundërshtimi dhe kjo sjell përmirësim në fushën profesionale. Pranë janë mundësi të reja dhe më shumë qetësi në punë. Do të përballosh çdo sfidë me energji dhe optimizëm të ri.
—
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
Hëna ndodhet në shenjën tënde dhe sjell dëshirë për të vepruar dhe për të marrë vendime. Pas tre javësh të lodhshme dhe të mbushura me përplasje, tani ndihesh më i lehtësuar. Mërkuri është në pozicion të favorshëm për çështjet profesionale – përqendrimi dhe energjia janë të orientuara drejt punës. Kjo krijon një përplasje me detyrimet në familje apo marrëdhënie. Duhet të mos anashkalosh ndjenjat, edhe nëse tani të duken më pak urgjente. Venusi është në kundërshtim, çka do të thotë se dashuria nuk po merr përkrahjen që meriton. Marrëdhëniet janë të vështira, dhe ndjenjat duket sikur janë lënë mënjanë. Mos u mund të matësh sa e madhe është një dashuri – jetoje atë thellë, me të gjitha ndjesitë që sjell. Edhe një gjest i vogël i dashur mund të ringjallë ndjenjat dhe të kthejë pasionin në jetën tënde.
—
Ujori (21 janar – 19 shkurt)
Këto ditë sjellin një atmosferë të veçantë në punë. Mos injoro idetë e vlefshme që po të vijnë në mendje – yjet, të ndikuar nga Jupiteri, sjellin frymëzim dhe të ftojnë të lëvizësh përpara. Pavarësisht sfidave, sidomos atyre fizike, ende ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Marsi në kundërshtim sjell lodhje – ndoshta net pa gjumë apo tensione që të rëndojnë. Edhe pse ke dëshirë të qëndrosh aktiv dhe energjik, dëgjo trupin tënd. Fundjava është momenti i duhur për të organizuar diçka të këndshme – ndoshta një dalje me partnerin që të sjell qetësi. Në këtë fazë, duhet të mbështetesh në instinkt dhe në arsyetim – bashkë. Mbyll kapituj që nuk të shërbejnë më dhe hapu ndaj përvojave të reja – në punë dhe në jetë.
—
Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
Sa më shumë i afrohemi qershorit, aq më të qarta bëhen çështjet që janë ngritur prej muajsh. Është normale të ndjesh ndonjë melankoli ose nervozizëm, por mos lejo që ndjesi të çuditshme të të pushtojnë. Luhatjet emocionale janë pjesë e natyrës njerëzore dhe ndonjëherë ndikojnë në sjelljen tënde – por nuk ndihmon të ndezësh debate të panevojshme. Nëse je duke bashkëvepruar me Shigjetarin, Virgjëreshën ose Binjakët, mund të hasësh vështirësi – ndaj përpiqu të jesh më praktik dhe i drejtpërdrejtë. Për disa ditë, shmang endjet në fantazi – nuk është momenti për to. Deri të dielën përpiqu të krijosh lidhje më të ngushta me ata që i do. Yjet janë gjithnjë e më mbështetës: qershori do të sjellë përmbyllje të qarta, si në punë ashtu edhe në ndjenja. Lëviz tani për të ndjekur qëllimet e tua – vendos përparësitë. Ka mundësi për zgjidhje ligjore dhe rezultate pozitive në provime. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






