Transmetuar më 17-05-2025, 09:46

Dean Huijsen është tashmë zyrtarisht futbollist i Real Madridit. Mbrojtësi premtues ka nënshkruar kontratën që do ta mbajë të lidhur me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2030, duke vulosur një nga transferimet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.

Testet mjekësore u zhvilluan me sukses mbrëmjen e djeshme në Londër dhe, pas finalizimit të gjithë dokumentacionit, marrëveshja u konfirmua në mënyrë përfundimtare. Real Madridi dhe Bournemouth kanë shkëmbyer të gjitha shkresat zyrtare, ndërkohë që klubi spanjoll ka paguar klauzolën e lirimit prej 50 milionë paundësh për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Huijsen do t’i bashkohet menjëherë ekipit të parë madrilen dhe pritet të jetë pjesë e “Los Blancos” në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, që do të zhvillohet së shpejti. Një tjetër lëvizje e fuqishme nga Florentino Perez, që vazhdon të investojë për talentin dhe të ardhmen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit