Transmetuar më 16-05-2025, 20:33

Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen "10 Korriku" të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi.

Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia.

Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla.

Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit