Transmetuar më 16-05-2025, 18:43

Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës”.

Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave.

Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku ka një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen. “Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohet në bluzën e saj.

Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti i PD-së dhe kundërshtari i Gjicit, Abedin Oruçi për të kryer video-regjistrimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit