Transmetuar më 16-05-2025, 14:24

Tiranë- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”.

Ajo theksoi se integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në të mirën e sigurisë së kontinentit.

Ndërsa theksoi se po ndërmerren hapa përpara në procesin e ribashkimit të Europës.

Giorgia Meloni: Është moment i rëndësishëm për kombin shqiptar dhe të gjithë ne. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia. Shqipëria është Europë si Italia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë se kush është europian e kush nuk është.

Të gjitha shtetet në këtë tryezë janë pjesë e Europës ashtu si 27 shtetet anëtare.

Ne po ndërmarrim një hap përpara në procesin e ribashkimit të Europës. Zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja por jam e bindur që integrimi në BE i vendeve të BP është në të mirën e sigurisë së Europës. Fatet tona ndërvaren.

Meloni: Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij "të papritur" si lider i Shqipërisë. Këtu organizohet për herë të parë KPE dhe ky është moment shume i rëndësishëm. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt jo vetëm nga gjeografia por edhe historia. Shqipëria është Europë. Të gjithë këto shtete rreth kësaj tryeze janë po aq europiane sa 27 vendet e BE. Fakti që jemi këtu sot dmth se po marrim një hap para për ribashkimin e Europës, Europën e re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor. Këto popuj janë ura mes Lindjes dhe Perëndimir, dhe zemra e Europës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit