

Tiranë- Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për takimit që do të mbahet në Stamboll për armëpushimin Ukrainë-Rusi.
“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe, dhe gjithë trysnia është mbi të. E njoh shumë mirë që kur kam qenë kryem i Holandës, bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të arritur paqen. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA për të zhbllokuar situatën”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






