

Tashmë që janë numëruar mbi 95% e kutive të votimit, por mbeten dhe rreth 45 mijë vota nga diaspora, ndryshon dhe renditja e kandidatëve më të votuar, nga lista e preferuar.
Lista kryesohet nga ministri Blendi Gonxhja në Tiranë, i cili tashmë numëron mbi 21 800 vota.
Në vend të dytë renditet ish-zv.kryeministri Erion Braçe me 20261.
Podiumin e tre të parëve e plotëson Jorida Tabaku me 18850 të preferencave të demokratëve të Tiranës, e ndjekur nga ministri Ervin Hoxha me 18764.
Kandidati i 5 më i votuar është Arkend Balla nga lista e socialistëve në Durrës, i cili le pas me një grusht votash Sara Milan në Elbasan me 18626.
Ceno Klosi është më i votuari i radhës nga socialistët me 16638 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti i cili ndonëse ka 16426 fletë votimi që e mbështetin, nuk mundet të futet në parlament, pasi PD siguroi vetëm 1 vend nga lista e hapur në Tiranë, që tashmë pothuajse është blinduar nga Jorida Tabaku.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






