Transmetuar më 16-05-2025, 11:09

Një “lamtumirë” e pritur, por që gjithsesi ngjall debat. Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në përfundim të kampionatit dhe do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Trajneri italian ka fituar më shumë tituj se kushdo tjetër në krye të klubit madrilen, ndaj për këtë arsye emri i tij do të mbetet si legjendë. Sidoqoftë, sezoni i fundit nuk ka qenë i paharrueshëm, ndaj ky epilog dukej i pashmangshëm.

Kështu shprehet José María Gutiérrez, i njohur si Guti, i cili foli për DAZN: "Ancelotti gjithmonë ka folur me dashuri dhe respekt për klubin, por e di sa e vështirë është të qëndrosh te Real Madridi kur rezultatet nuk janë të mira.

Shpresoj që të arrijë të njëjtat rezultate si me Real Madridin edhe me skuadrat e tij të ardhshme. Është një zotëri, gjithmonë bujar në fjalët e tij për klubin, drejtuesit dhe tifozët".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit