Transmetuar më 16-05-2025, 10:54

Ish-mbrojtësi Ciro Ferrara foli për mikrofonat e DAZN, duke prezantuar sfidën e Napolit kundër Parmës. Opinionisti dhe komentatori u ndal te roli i Contes në fundin e këtij kampionati, më pas dha mendimin e tij për ndeshjet e mbetura:

"Fati është tërësisht në duart e Antonio Contes. Trajneri i Napolit e di që nuk është e detyrueshme ta fitosh patjetër titullin me vetëm tri pikë avantazh ndaj ndjekësve, por e di gjithashtu që këto momente duhen menaxhuar me zgjuarsi. Ai i ka njohuritë për ta bërë këtë më së miri.

Barazimi me Genoa ishte i papritur, por mund të ndodhë. Tani duhet të mendohet për Parmën dhe të merren sa më shumë pikë të jetë e mundur. Futbollin e ka shpikur djalli, siç thoshte një njohje e vjetër e imja.

Kjo duket edhe tek ajo që bëri Genoa, e cila gjuajti dy herë drejt portës dhe barazoi ndaj Napolit, që është në vend të parë. Çdo gjë mund të ndodhë, por jam i qetë. Këtë javë do të zgjidhen problemet për zëvendësimin e Lobotkës, trajneri do t’iu japë përsëri besim djemve të tij, jam i bindur për këtë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit