

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2024-2025 në Kategorinë Superiore. Përzgjedhje e realizuar nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, të cilët kanë vlerësuar më të mirët në çdo pozicion, bazuar në paraqitjet e tyre gjatë gjithë sezonit.
Në këtë formacion dominon Egnatia, kampionia e këtij sezoni, me pesë përfaqësues në formacionin ideal dhe trajnerin e saj, Edlir Tetova, i cili është shpallur trajneri më i mirë i sezonit për drejtimin brilant të rrogozhinasve drejt suksesit të madh (dy titujve kampionë radhazi).

Formacioni më i mirë i Kategorisë Superiore 2024-2025:
Portier:
Dajsinani (Egnatia) – Një sezon spektakolar mes shtyllave, me pritje decizive dhe siguri në ndeshjet kyçe.
Mbrojtja (nga e majta në të djathtë):
Musta (AF Elbasani) – Veteran, me eksperiencë dhe kontribut të vazhdueshëm në krahun e majtë.
Aliji (Dinamo City) – Një prej lojtarëve më të qëndrueshëm të sezonit, me lexime të sakta të lojës.
Preka (Partizani) – Siguri dhe karakter në prapavijën e të kuqve.
Kruja (Teuta) – I fuqishëm në duele dhe gjithnjë aktiv në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa.
Mesfusha:
Ujka (Egnatia) – Lider i padiskutueshëm në mesin e fushës, me ritëm, ide dhe balancë.
Lushkja (Egnatia) – Një tjetër element kyç i skuadrës kampione, kontribues me gola dhe asiste.
Mala (Vllaznia) – Motori i shkodranëve, gjithmonë në lëvizje dhe vendimtar në momentet e vështira.
Sulmi:
Dodaj (Vllaznia) – I rrezikshëm dhe teknik, Dodaj ishte një prej pikave të forta të ofensivës së kuqebluve.
Balaj (Vllaznia) – Golashënues konstant dhe lider në sulm për Vllazninë.
Zabërgja (Dinamo City) – Një sezon në rritje për sulmuesin dinamovit, me gola të rëndësishëm dhe lëvizshmëri të madhe në sulm.
Trajneri i sezonit: Edlir Tetova (Egnatia)
Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia jo vetëm që tregoi vazhdimësi, por edhe stil loje të organizuar, efikas dhe kompetitiv, duke u kurorëzuar me titullin e dytë radhazi kampion, pasi kishte fituar gjithçka (titullin, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë) sezonin e kaluar.
Ky formacion reflekton jo vetëm statistikat dhe suksesin e arritur nga këto lojtarë, por mbi të gjitha cilësinë, ndikimin dhe kontributin e tyre në ecurinë e skuadrave respektive.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






