

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta pas fillimit të ndeshjes Espanyol-Barcelona, duke shkaktuar jo pak kaos jashtë stadiumit dhe brenda tij.
Një grua, duke drejtuar makinën, pa dashje ka përplasur një vajzë në zonën pranë stadiumit, pranë grupit të tifozëve që po shkonin të ndiqnin ndeshjen.
Reagimi i acaruar i tifozëve ka sjellë panik te gruaja në timon dhe ajo në mënyrë të pandërgjegjshme i ka dhënë gaz makinës, duke humbur kontrollin e automjetit.
Makina ka marrë përpara turmën e tifozëve, duke plagosur lehtë 13 prej tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd