Transmetuar më 15-05-2025, 22:55

Rinas- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që zhvillohet më 16 maj. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

Ky samit është i pari që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në të do të marrin pjesë liderët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere. Gjatë ditës së sotme në kryeqytetin shqiptar kanë mbërritur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Takimi i 16 majit në Tiranë do të fokusohet në çështje të sigurisë, integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes për Ukrainën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit