

EVROPË- Shpendi Malo, 34-vjeç është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë. Ai është pjesë e listës ‘Europe’s Most Wanted’ pasi besohet se ka vrarë një 27-vjeçar nga Shqipëria. Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën me anë të celularit në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).
Aty dyshohet se ai e ka therur të riun me thikë dhe 27-vjeçari ka ndruar jetë në vendngjarje. Për të fshehur krimin, trupi u hodh në një kanal dhe u mbulua me gjethe dhe katër ditë më vonë, ai u gjet nga kalimtarët. Ende nuk është e qartë nëse ka pasur një bashkëpunëtor, por sipas policisë, disa prova e sugjerojnë këtë.
Gjithashtu motivi i saktë i krimit nuk dihet, por mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë. Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd