Transmetuar më 15-05-2025, 18:52

Tiranë- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se për Shqipërinë është e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe para vitit 2030, nëse vijon reformat me këtë ritëm.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet nëse objektivi i vendosur nga qeveria e socialistëve është apo jo realist.

“Pse jo, nëse vijohet me këto ritme, është e mundur edhe para 2030-ës. BE-ja do të monitorojë nga afër ecurinë e Shqipërisë”, u shpreh Costa.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një afat kohor të cilin e përdori edhe gjatë fushatës zgjedhore ku doli fitues i mandatit të katër qeverisës. Por shumë e kanë cilësuar këtë qëllim si të paarritshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit