Transmetuar më 15-05-2025, 17:11

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën.

SHBA- Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanw kapur momentin kur policia e Çikagos arreston një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare. Ia arrestuari wshtw njw shqiptar i identifikuar si Besnik Ismajlaj, 53 vjeç.

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet futen brenda dhe e shoqërojnë atw duke e larguar nga aeroplani.

Kur policët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha: “Po, është në çantën time”. “E harrova”, i tha ai një polici pasi zbret nga aeroplanit dhe i vihen prangat. Ai duket i qetë dhe bashkëpunues ndërsa policët kontrollojnë çantën e tij dhe gjejnë pistoletën.

Ismajlaj e kaloi pistoletën përmes pikës së kontrollit të sigurisë 2 në Terminalin 1 të O’Hare gjatë një ndërrimi turni të TSA-së më 15 prill. Një agjent i TSA-së pranoi se e pa armën në makinën me rreze X, por Ismajlaj futi dorën brenda, mori çantën e tij dhe u nis për në fluturimin e tij përpara se ata ta konfiskonin.

Një udhëtar tjetër që priste në radhën e sigurisë, u dha gjithashtu policëve një përshkrim se si dukej pasagjeri me armë. Sapo u nxor nga aeroplani dhe u arrestua, videoja tregon policët duke e futur atë në pjesën e pasme të një furgoni policie në pistë dhe duke e çuar në një dhomë pritjeje, ku ia lexuan të drejtat e tij. Ismajlaj u akuzua për një kundërvajtje për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në aeroport. Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 qershor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit