

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka reaguar menjëherë pas sherrit të ndodhur në qëndrën e numërimit të Yrshekut, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Mehmeti.
Celibashi ka marrë menjëherë masa, ku përmes një shkrese ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar. Sipas vendimit të Celibashit thuhet që kërkohet revokimi i akreditimit të çdo vëzhguesi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd