

Kjo e enjte sjell një klimë të mbushur me vendime të rëndësishme dhe rikuperim të ngadaltë por të sigurt.
Për shumë shenja, ky është momenti për të formalizuar hapa të rinj, për të lënë pas të shkuarën dhe për të pranuar ndryshimet si pjesë të rritjes.
Me ndikimet e fuqishme të Jupiterit, Saturnit, Hënës dhe veçanërisht me afrimin e Venusit, çdo shenjë ndodhet përballë një prove që mund të sjellë qartësi, rilindje emocionale apo zhvillime konkrete në punë dhe ndjenja.
Dashi
Ky është një moment stimues për sukses profesional, por duhet të jesh i shpejtë: vendimet më të rëndësishme duhet të merren dhe të zyrtarizohen sa më parë. Ndjen një shtysë të fortë për të eksploruar horizonte të reja në karrierë dhe për të rritur ndikimin tënd profesional. Për ata që punojnë më vete, kjo është një kohë shumë e mirë për të diversifikuar bashkëpunimet ose për të hyrë në projekte të ndryshme. Edhe ata që janë në pension apo afër tij ndiejnë nevojën për një revolucion personal – qoftë me një ndryshim shtëpie, rikthim të ndjenjave apo një dashuri të re. Dashi ka nevojë për pasion për të ndjerë se jeton plotësisht dhe nuk është i krijuar për të ndenjur duarkryq. Këto janë ditë të begata për marrëveshje të rëndësishme, veçanërisht deri në javën e parë të qershorit. Fillimet e reja favorizohen dhe kjo është një kohë e artë për të nisur projekte apo për të investuar në ide që të frymëzojnë.
—
Demi
Në çështjet e dashurisë ka ardhur koha për të sqaruar shumë gjëra. Sjellja jote e fundit ka qenë më e prerë dhe ndonjëherë e patolerueshme, duke të çuar drejt largimit të atyre që nuk ishin vërtet me ty. Sot, do ishte mirë të gjesh një cep të qetë për të pushuar. Duhet të mbledhësh forcat sepse ditët në vijim do të kërkojnë shumë nga ty, sidomos kur Hëna të jetë në një aspekt të favorshëm. Me Mërkurin dhe disa planetë të tjerë në krahun tënd, mund të përfitosh shumë brenda tre ditësh. Edhe ata që u detyruan të mbyllin një projekt, do të kenë mundësi të reja. Disa ndryshime në punë apo përgjegjësi mund të duken të vështira, por në të vërtetë mund të të çlirojnë nga e shkuara e lodhshme. Në dashuri, është koha për të vepruar: zemrat e vetmuara ndiejnë më shumë dhe kanë shanse për njohje të bukura. Venusi do të hyjë në shenjën tënde në qershor – një periudhë ideale për të forcuar ndjenjat.
—
Binjakët
Ka mundësi të rëndësishme për t’u kapur, sajë pranisë së Jupiterit në shenjën tënde, edhe pse për një kohë të kufizuar. Kjo periudhë favorizon nënshkrimin e kontratave dhe arritjen e objektivave për të cilët ke punuar fort. Mund të nisë një program i ri apo të përballesh me një çështje të vështirë. Është e rëndësishme të shprehësh idetë dhe të bindësh të tjerët, duke përdorur aftësinë tënde natyrore për të ndikuar. Megjithatë, sot Hëna është në opozitë dhe mund të ndikojë në energjinë tënde fizike – rënia e forcës mund të ndjehet sidomos në mbrëmje. Kjo nuk dëmton kreativitetin, por është mirë të menaxhosh më mirë kohën dhe lodhjen. Në çështjet burokratike apo ligjore, Binjakët janë përballur me sfida, por Jupiteri mund të sjellë lajme të mira – veçanërisht nëse pranon të gjesh kompromis në vend të kokëfortësisë. Në dashuri, horizonte intriguese: ata që kanë mbyllur një lidhje janë të prirur për aventura të reja dhe shijim të çastit.
—
Gaforrja
Kjo ditë mund të sjellë një hap të rëndësishëm përpara, sidomos në karrierë dhe marrëdhënie sociale. Edhe pse Hëna është në kundërshtim, ndihmon në nisjen e një faze të re. Kush ka vullnetin dhe aftësitë e nevojshme mund të arrijë shumë. Përdor këtë periudhë kalimtare për t’u përgatitur për provime apo sfida që të presin gjatë verës. Jeta praktike mund të duket si një rrëmujë, por është një “kaos i dobishëm”, që do të të shpërblejë nëse e përballon me mendje të hapur. Sfera e ndjenjave, përkundrazi, është më e ndërlikuar: ndodh që Gaforrja të ngatërrojë ndjenjat me situata vuajtjeje dhe kjo çon në zgjedhje të gabuara. Është thelbësore të çlirohesh nga lidhjet toksike dhe të mos e shprehësh pakënaqësinë me mënyra që dëmtojnë lidhjet. Qielli është i favorshëm për fejesa apo bashkëjetesë – sidomos pas 9 qershorit, kur Jupiteri sjell mundësi të mëdha. Kjo rigjallërim vlen edhe për punën dhe provimet.
—
Luani
Energjia jote sot ndikohet ndjeshëm nga Hëna dhe sjell një ndjesi lehtësimi e optimizmi. Edhe nëse ka arsye për stres, dita të jep hapësirë për të shprehur emocionet dhe për të treguar forcën tënde. Shprehja e ndjenjave dhe komunikimi i hapur janë çelësi për të pasur sukses. Nga fundi i majit, Saturni do të të ndihmojë edhe më shumë. Je i qartë në qëllimet e tua dhe mund të përballesh edhe me çështje delikate në shtëpi apo në marrëdhënie. Sot është një ditë e mirë për të vërtetuar ndjenjat dhe për të sqaruar paqartësitë. Në tërësi, maji vazhdon të jetë muaj i mbushur me mundësi dhe arritje. Je pranë një suksesi të madh – gjithçka varet nga zgjedhjet dhe përkushtimi yt.
—
Virgjëresha
Sot ndodhesh në një fazë introspektive dhe përgatitore për ndryshimet që tashmë kanë hyrë në jetën tënde. Kjo është një periudhë më e qartë se disa muaj më parë. Ndoshta ke marrë tashmë një konfirmim apo një përgjegjësi të re, dhe kjo është koha për të treguar lidershipin tënd. Është thelbësore të kanalizosh energjitë në mënyrë konstruktive. Organizimi strategjik i ditëve do të të ndihmojë të përballesh me sfidat me qetësi dhe vizion të kthjellët. Po rindërton një mozaik të brendshëm, që ndonëse ende jo i plotë, po merr formë. Pritshmëritë nuk janë të gjitha të qarta ende, por nga qershori gjërat do të ndriçohen më shumë. Në dashuri, raportet janë më të qeta se në prill – Venusi nuk është më kundër. Nëse pati tensione, është momenti i duhur për të qepur çarjet. Çiftet e forta kanë kaluar prova dhe tani janë më të qëndrueshme. Si çdo krizë, edhe kjo sjell mundësinë e rilindjes.
—
Peshorja
Hëna aktive e sotme përfaqëson një mundësi të vlefshme për të përballuar çështje të pazgjidhura. Mos i shty më gjërat që nuk funksionojnë dhe flis hapur, sidomos nëse je në një marrëdhënie ku ka dyshime. Mund të shprehësh qartë ndjenjat dhe shqetësimet e tua. Nëse dashuria kohët e fundit është dukur e zbehtë, kjo mund të tregojë dy skenarë: ose ke zgjedhur të ndjekësh marrëdhënie të lehta pas zhgënjimeve të kaluara, ose ke një lidhje të gjatë që ka nevojë për të rikthyer pasionin. Kërkimi për siguri emocionale është i natyrshëm, sidomos pas sfidave të fundit. Në fushën e punës, është koha për të treguar vendosmëri. Pas një periudhe të vështirë që ka ndikuar edhe në nivelin tënd të energjisë dhe motivimit, tani ndjen një ndikim më pozitiv. Kujdesu për veten dhe shëndetin tënd – mirëqenia fizike ndikon drejtpërdrejt në jetën emocionale. Marrëdhënia mendje–trup është thelbësore kur dashuron.
—
Akrepi
Ndërsa afrohemi në qershor, duhet të përqendrohesh tek ajo që ka vërtet rëndësi për ty. Kjo është një periudhë shumë pjellore për mendjen tënde, ndaj mund të pranosh projekte dhe mundësi të reja. Është normale të ndihesh i pavendosur përballë zgjedhjeve, pasi natyra jote reflektuese dhe e rezervuar të shtyn të analizosh gjithçka në thellësi përpara se të vendosësh. Por mos ki frikë të përballesh me të vërtetën dhe me njerëzit përreth. Hëna e nesërme favorizon lidhjet në distancë dhe propozimet e reja. Ata që kanë mbyllur një kapitull apo kanë hequr dorë nga një projekt, do të shohin rrugë të reja që hapen përpara. Gjithçka po përgatitet për një fillim të ri. Me rikthimin e Jupiterit në veprim pas disa javësh, do të kesh mundësinë të shfrytëzosh situatat që vlejnë. Ti do të jesh ai që mbjell sot për të korrur nesër – investimet në projekte strategjike do të jenë thelbësore për suksesin tënd.
—
Shigjetari
Kthehet një fazë me theks të madh emocional dhe entuziazëm. Ka një ndjenjë pasioni që po ringjallet, sidomos për ata që janë përfshirë në një marrëdhënie që fillimisht dukej e rastësishme, por tani ka potencialin të kthehet në diçka të rëndësishme. Në prill patëm shumë dyshime, por maji sjell mundësi për të ndezur ndjenjat e vërteta. Edhe ata që janë vetëm, mund të përjetojnë një takim domethënës. Për ata që nuk ndihen të plotësuar në një lidhje, ka hapësirë për të parë përtej saj. Hëna në pozicion të favorshëm sot të shtyn drejt veprimit, drejt ndjenjave më të thella dhe kontakteve më të sinqerta. Përvoja të reja, miqësi të papritura dhe marrëdhënie të këndshme janë në horizont. Mos e nënvlerëso fuqinë e gjesteve të vogla. Ji guximtar dhe ndiq zemrën tënde – qielli premton rikuperim dhe sukses. Për profesionistët e lirë, po hapen mundësi të reja bashkëpunimi, ndoshta edhe me disa kompani njëherësh. Gjithçka është në lëvizje, dhe ti je gati të marrësh revanshin.
—
Bricjapi
I njohur për vendosmërinë dhe etikën e tij, Bricjapi ndodhet në një fazë reflektimi. Mendimet e shumta për punën mund të shkaktojnë stres, por mos harro rëndësinë e jetës emocionale. Dashuria kërkon vëmendje dhe përkushtim. Venusi në kundërshtim ka sjellë tensione në marrëdhënie dhe mund të ketë krijuar distancë në çifte. Ndoshta partneri të ka ndjerë shpesh të shpërqendruar – për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme me punën. Por tani është koha për të sqaruar me kë do të ecësh përpara. Për shumë ka nisur një rrugë thuajse revolucionare: projekte të reja, bashkëpunime të reja, njerëz të rinj. Nëse ke nevojë për një konfirmim, mos nguro ta kërkosh. Nëse ndihesh i penguar nga dikush apo diçka, mos harro se kokëfortësia jote është aset i çmuar – të ndihmon të përballosh çdo sfidë. Askush nuk mund të të ndalojë me një qiell kaq aktiv. Thjesht ruaje optimizmin dhe mos u tërhiq.
—
Ujori
Marsi në kundërshtim e ndjen në çdo lëvizje: ndikon në sjellje impulsive dhe ndonjëherë konfliktuale. Ndihesh më nervoz se zakonisht dhe ke tendencë të largohesh nga ata që të mërzisin ose të provokojnë. Durimi yt është i pakët. Në dashuri, kujdes me fjalët – sidomos nëse je në një lidhje të gjatë ku gjithçka duket sikur përsëritet, dhe kjo po të lodh. Edhe ndonjë tradhti e mundshme nuk do ta ndihmonte situatën. Megjithatë, dëshira për të “pushtuar botën” nuk është çmenduri, por nevojë e thellë për liri dhe përjetime të reja. Kjo nevojë për të shpëtuar nga rutina duhet të ndahet me partnerin, përndryshe rrugët mund të ndahen. Pranvera ka ardhur me premtime për zemrat e vetmuara: njohje të këndshme, ndjesi të freskëta. Ata që planifikojnë martesë apo bashkëjetesë do të kenë një verë të favorshme dhe të pasur me bashkëpunim në çift.
—
Peshqit
Ka gjasa që sot të ndihesh i hutuar dhe i mbingarkuar. Gjërat do të bëhen më të qarta pas javës së parë të qershorit, por ndërkohë mbeten disa çështje financiare e profesionale për t’u sqaruar. Edhe pse nuk ka shenja të një krize, ka një ankth të brendshëm që buron nga vendime të paplota apo marrëveshje të pazgjidhura. Si një shenjë tepër e ndjeshme, Peshqit janë të prirur të ndihen të kapluar nga ngarkesa. Kjo sjell dëshirën për t’u larguar nga rutina praktike dhe për të ushqyer shpirtin. Për ata që ndihen vetëm në dashuri, qershori sjell shpresa të reja. Me ardhjen e Venusit, do të ketë zhvillime pozitive. Është koha për të parë përpara me besim, duke hapur zemrën për mundësi të reja. Mos lejo frikën të të ndalojë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd