

E enjtja e 15 majit vjen me një atmosferë që i fton të gjitha shenjat të ndalen për një çast dhe të vështrojnë më nga afër jetën e tyre: pamjen e jashtme, marrëdhëniet personale, objektivat, dhe mënyrën si e shprehin individualitetin.
Planetët si Jupiteri, Plutoni, Saturni dhe Neptuni po luajnë role vendimtare, duke sjellë ndryshime të papritura, mundësi zhvillimi dhe nevojën për të shkëputur lidhjet me të kaluarën kur ajo nuk shërben më.
Për disa shenja, kjo është një ditë për të kapur rastet e arta, për të tjerët, një moment për reflektim dhe për të marrë vendime të qëndrueshme. Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar për secilën shenjë:
Dashi 21 mars – 19 prill
Sot mund të ndjesh një dëshirë të fortë për të ndryshuar pamjen tënde ose mënyrën se si shpreh stilin tënd personal. Është një moment i mirë për të eksperimentuar dhe për ta përdorur modën si një kanavacë ku të krijosh një version të jashtëm të vetes që të sjell kënaqësi. Mund të të lindë dëshira për të provuar forma të reja lëvizjeje apo ushtrimesh që të bëjnë të ndihesh i fortë dhe krenar, si p.sh. joga ose noti. E meriton plotësisht të duash atë që sheh në pasqyrë.
Demi 20 prill – 20 maj
Nëse po mendon për një ndryshim të madh në karrierë, mund të jesh duke ndier ndikimin e Plutonit, planetit më të vogël por me forcë të jashtëzakonshme. Nëse përpiqesh të rezistosh ndryshimeve që ai kërkon, mund të ndodhesh në një betejë të humbur. Kur Plutoni të thotë të lëshosh të vjetrën, është sepse dëshiron të të sjellë diçka të re dhe më të mirë. Mos ki frikë edhe nëse ky proces të vendos në një rrugë krejtësisht të re.
Binjakët 21 maj – 20 qershor
Mundësitë e jashtëzakonshme janë pranë teje tani, por duhet të veprosh para se të t’i marrë era. Jupiteri në shenjën tënde është gati të të mbushë me gëzim dhe optimizëm, por vetëm ti mund të pranosh këto dhurata për veten. Është momenti të kapësh çastin dhe të përfitosh nga ajo që ofrohet. Cilado qofshin qëllimet apo ëndrrat e tua personale, ky është një nga ato raste kur ato mund të realizohen – thjesht duhet të ngrihesh dhe t’i marrësh.
Gaforrja 21 qershor – 22 korrik
Është koha për të rishikuar qëllimet që ke vendosur dikur dhe për të parë nëse janë ende në përputhje me atë që dëshiron sot nga jeta. Tani mund të jetë momenti ideal për të eksploruar opsione të reja, prandaj mos u trego shumë i ngurtë me planet që ke. Mund të kuptosh se qëllimet që dikur të dukeshin të padiskutueshme, tani nuk i përfaqësojnë më aspiratat e tua. Ndonëse kjo nuk është domosdoshmërisht një ditë për realizime të mëdha, është perfekte për të provuar ide të reja dhe për të parë se çfarë të përputhet më shumë.
Luani 23 korrik – 22 gusht
Mos u shqetëso nëse ke ndjesinë se jeta jote po shkon në një drejtim që nuk e kishe parashikuar. Edhe pse mund të mos ndihesh aq i sigurt sa më parë, është shumë e mundur që gjithçka do të dalë për mirë. Thjesht duhet të mësosh të përballesh me të papriturat. Si Luan, je i njohur për dinjitetin dhe udhëheqjen tënde, ndaj pavarësisht nga rruga që ndjek, je i destinuar për arritje të mëdha.
Virgjëresha 23 gusht – 22 shtator
Sot mund të të duket sikur po sheh “shkrimin në mur”, sajë Saturnit realist, i cili po përfundon një rrugëtim trevjeçar në shtëpinë tënde të marrëdhënieve. Nëse ndonjë aspekt i jetës tënde nuk funksionon, mund ta lëshosh tani me qartësinë se nuk do të ndryshojë. Nga ana tjetër, Saturni shpërblen përkushtimin. Mund të vendosësh që është koha të mos e zvarritësh më dhe të përkushtohesh plotësisht ndaj një marrëdhënieje. Cilado qoftë zgjedhja jote, ajo do të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme.
Peshorja 23 shtator – 22 tetor
Një marrëdhënie e caktuar mund të të bëjë të ndihesh në ankth apo të pasigurt. Neptuni ndodhet në shtëpinë tënde të marrëdhënieve dhe po ndikon në lidhjet më të ngushta personale. Qoftë një partner romantik, një mik i ngushtë apo një bashkëpunëtor i rëndësishëm, ky person mund të të japë sinjale të përziera. Edhe pse mund të humbasësh durimin, konfuzioni i tyre vjen nga përpjekja për të kuptuar më mirë veten. Mbajtja e komunikimit të hapur do të jetë thelbësore.
Akrepi 23 tetor – 21 nëntor
Fjalët kyçe për ty në këtë periudhë janë: transformim, çlirim dhe mentalitet. Plutoni po ndikon fuqishëm në sektorin e shtëpisë dhe familjes. Ai sundon gjithçka që fshihet ose është nën sipërfaqe. Mund të përfitosh nga kjo energji duke bërë ndonjë rikonstruksion në shtëpi, veçanërisht në bodrum. Ndryshimi i ambientit mund të ndikojë pozitivisht edhe në mendjen tënde. Largimi i zakoneve apo bindjeve që nuk të sjellin dobi është diçka për t’u festuar. Mos u habit nëse ndihesh më i lehtësuar, si të të jetë hequr një barrë nga shpatullat.
Shigjetari 22 nëntor – 21 dhjetor
Jo vetëm që je i rrethuar nga njerëz të rinj që po hyjnë në jetën tënde, por ata mund të të ndryshojnë këndvështrimin për botën – dhe në mënyrë pozitive. Mund të përfitosh lehtësisht disa nga mësimet më të rëndësishme që jeta ka për të ofruar. Dëgjimi i përvojave të të tjerëve mund të të mësojë më shumë se ç’mund të imagjinosh. Futu në biseda të thella me miq dhe të dashur të rinj, mëso nga profesionistë me përvojë dhe përfito pa pasur nevojë të kalosh sfida personale.
Bricjapi 22 dhjetor – 19 janar
Je një njeri plot gjallëri dhe me shumë interesa, dhe nuk ka askënd tjetër si ty në këtë botë. Meqenëse personaliteti yt po evoluon, mund të ndjesh nevojën për të gjetur mënyra të reja për të shprehur veten. Ky është një moment i mirë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe për të zbuluar mënyra të reja për t’i treguar botës se kush je vërtet. Njerëzit mund të të kenë futur në një kategori të vetme, por ti je shumë më kompleks sesa ata mendojnë.
Ujori 20 janar – 18 shkurt
Familja duket se po të kërkon gjithë vëmendjen në të njëjtën kohë. Mund të jetë një prind apo gjysh që ka nevojë për ndihmën dhe kujdesin tënd, ose një fëmijë që po sillet ndryshe dhe ka nevojë për udhëheqjen tënde. Planeti yt sundues, Urani, lidhet me autonominë, prandaj mund të pyesësh veten se si mund ta ruash ndjenjën tënde të pavarësisë ndërsa ke kaq shumë përgjegjësi mbi supe. Kërko brenda vetes për të gjetur atë që do të të ndihmojë të rigjendesh dhe të jesh i fortë për këto momente të rëndësishme.
Peshqit 19 shkurt – 20 mars
Po përjeton ndoshta një ndjenjë lehtësimi, pasi Neptuni sapo ka lënë shenjën tënde pas rreth 15 vitesh qëndrimi aty. Gjatë kësaj kohe, mund të jesh përballur me sfida që lidhen me frikën dhe konfuzionin, por tani ky planet ka kthyer shikimin diku tjetër. Nëse ende nuk i ke përballuar frikërat e tua, ke ende kohë ta bësh këtë, falë ndikimit të fuqishëm të Saturnit. Çfarëdo që të bësh nën këtë ndikim të madh do të zgjasë për vite me radhë – ndaj thelloju dhe dije se je i mbështetur plotësisht. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






