Transmetuar më 15-05-2025, 10:58

Humbja e Manchester United kundër West Ham (2-0) ishte temë diskutimi në podcastin e zakonshëm të Rio Ferdinand. Që kur Ruben Amorim ka mbërritur në “Old Trafford”, skuadra e kuqe ka fituar vetëm 6 nga 26 ndeshjet e Premier League.

Fitorja e fundit daton kundër Leicesterit (që më pas ra nga kategoria) më 16 mars. Në këtë pikë, "Djajtë e Kuq", të cilët tashmë janë përqendruar tërësisht te finalja e “Europa League”, ndodhen në vendin e 16-të në renditje.

Dështim i vërtetë, që lë të kuptohet për një “revolucion” të ri gjatë verës. Sipas ish-mbrojtësit, trajneri portugez do të heqë dorë nga shumë lojtarë: "Mendoj se Amorim shikon përreth në dhomat e zhveshjes dhe mendon:

Nëse do të kisha një shkop magjik, në 5 vitet e ardhshme të paktën 50 për qind e kësaj skuadre nuk do të ishte më këtu. Kjo për shkak se nuk janë mjaftueshëm të mirë, nuk janë lojtarët e duhur për mënyrën se si ai dëshiron të luajë”.

Pastaj ka vazhduar: “E shikoj dhe mendoj se do t’i duhen të paktën dy sesione të mira merkatoje për të hequr lojtarët që nuk i dëshiron, por edhe për të blerë ata që i duhen”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit